Në një intervistë për një emision televiziv, Ngjela u shpreh se Meta “është në depresion”.
“Meta ka kaluar në depresion, di që e ka marrë në dorë Washingtoni, edhe Blinken e njoftoi që ‘SPAK-un e drejtojmë ne’. Atje janë edhe ekspertët, me ekspertë ndërkombëtarë është SPAK-u. Është në depresion psikik, sepse ka frikë. Ka presionin e brendshëm. Janë jashtë logjikës ato që flet. Duke bërtitur mendon se shpëton dhe ai flet pa sens fare. I ka shpallur luftë Amerikës me një fishek. Gjithë institucionet që godet, duke ditur që institucionet e drejtësisë i drejton Amerika, ku e gjen fuqinë”.
Mbrojtja e Metës është e dobët, tha analisti, duke shtuar se “SPAK po heton korrupsionin e bërë prej tij dhe lidhjet me Moskën dhe Beogradin”.
“Dumanin e sulmoi se ka frikë mos e arrestojnë. Që ti dalë para opinionit publik dhe t’u thotë ‘unë ju thashë’. E do për mbrojtje, por është mbrojtje e nivelit të dobët. Nuk e di se çfarë provash ka SPAK, por ky është i trembur. Meta e ka bërë korrupsionin sikur ka qenë në shtëpi të vetë, natyrisht që ka lënë shenja. Ç’do bëjë SPAK nuk e di. SPAK-u bën hetime të specializuara dhe hetimet e specializuara, nuk e kanë shumë mendimin te subjekti. Fakti që vonohen do të thotë që kanë dyshime dhe kërkojnë të investigojnë lidhjet e tij ndërkombëtare, i ka në Moskë, në Beograd. I gjithë korrupsioni shqiptar është i drejtuar te Moska. Provat janë prova, këtë e lënë të livadhisë që të gjejnë provat”.