Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, avokati ka nxjerrë disa detaje tronditëse për pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi dhe personazhet e njohur që kanë shërbyer si transportues të parave të tij të pista. Z.Beqiri përmend lokalin luksoz që ka Meta në mes të Londrës, por edhe biznesin e tij me guroret, ku 1 gur i bardhë bën 400 euro dhe Ilir Meta nxjerr 500 metër kub në vit dhe e çon në Indi. Po ashtu, avokati ka numëruar dosjet e Metës që po hetohen nga SPAK, por nga ana tjetër ka folur edhe për sulmet e Sali Berishës ndaj SPAK.
-Avokat Beqiri, ish-kryeministri Sali Berisha vijon sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Si i shihni sulmet e tij çdo natë nga banesa ndaj prokurorëve të SPAK që po hetojnë dosjet e tij?
Sali Berisha për llogari të Serbisë, Sllobodan Millosheviçit, për ta lënë Shqipërinë në një vend që të ishte i dobët që të mos arrinte të ishte për vendin e tij e jo më të ndihmonte Kosovë, ia arriti qëllimin duke e shkatërruar vendin. Nëse Berisha nuk vihet para përgjegjësisë për 3000 e ca të vrarë e 1997-tës, krimit më të rëndë që bëri duke futur shqiptarët në luftën civile, veri-jug dhe me urdhrat që dha për të bombarduar jugun e vendit, institucionet madje dhe personalitetet politike të asaj kohe për t’i vrarë. Nëse SPAK-u nuk e formëson urgjentisht dhe me ndihmën e OKB-së, dosjen e krimeve kundër njerëzimit që bëri Berisha me thirrjen e Embargos së naftës karburantit dhe armëve që ia dha Serbisë për të bëre masakrat ç’njerëzore në Bosjnjë, Srebenicë dhe Kosovë. Nëse nuk formësohet kjo dosje dhe Berisha nuk shkon për privatizimin e kriminal të ARMO-s, të Alpetol-it, të hidrocentraleve, të Shqipërisë që i bëri vetëm për të përfituar familja e tij, nëse nuk do shkojë për krimin e koncesionit të pullave fiskale që ia dha Damian Fazlliçit, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Sllobodan Millosheviçit dhe thoshte me krenari e kam mik dhe që e futi deri në zyrat e kryeministrisë të merrte pjesë në mbledhjet e sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë e kishte marrë në dorë Sllobodan Millosheviçi, nuk ka tragjedi më të madhe për shqiptarët sesa akte të tilla. Nëse nuk shkon Berisha para drejtësisë për këto krime, domosdo do bilbilos e do jap mesazhe, do t’i bëj presion Dumanit do i kërkojë që ndalo këtu se në të kundërt nuk ecën ti se mbi ty jam unë. Këto janë mesazhet që po i përcjell Dumanit, e ka të drejtë pasi Dumani po fle mbi dosjet e tij, e ka zënë gjumi mbi dosjet e tij, nuk po i vë në lëvizje dosjet kundër tij. Dumani dhe gjithë SPAK-u e Gjykata Kombëtare duhet të marrin mësime.
-Edhe Meta ka folur me tone të ashpra kundër SPAK-ut, duhet të hetojë kallëzimet që janë bërë në të kundërt sipas tij pasojat do të jenë fatale?
Deklaratat e Ilir Metës gjithmonë kanë qenë të dyshimta sidomos në këto momente, kanë qenë në pikëpyetje nga ana psikologjike dhe psikiatrike, sepse analizuar nga aspektet e saj kanë qenë të një njeriu me çrregullime të rënda mendore, sepse të dalësh si ish-president i vendit e t’ju thuash qytetarëve do iu pres dorën apo të dalësh e të thuash jam më i forti e merrem me më të fortin apo të ngjitet nëpër shtylla si i marrosur e do thyej qafën e nuk e di ku do e zërë radha të ngjitet nëpër shtylla tensioni e ta zënë të shkrumbohet. Nuk i merren seriozisht deklaratat që po bën pasi janë deklarata të një njeriu të dëshpëruar që po e shikon se po i vjen fundi, të një njeriu që kur i hedh sytë gjithë rrjeteve sociale dhe shikon se na ca situate është gjithë familja dhe bashkëshortja e tij. Që një popull i tërë, e akuzojnë dhe e stigmatizojnë si njeriun më negativ që ka grabitur shqiptarët dhe Shqipërinë. Ka bërë dhe vrasje për të bërë grabitje, si një njeri i babëzitur pasi kudo që ta shohësh vendin tonë në poste drejtuese ku ka qenë ai si ministër i ekonomisë, zv. kryeministër, ministër i jashtëm, kryeministër apo ish-president, në çdo herë ka parë interesat e veta. Aferat e CEZ-DIA, afera e lobimit amerikan apo dosjet që ka në SPAK për operacionet estetike, por shqiptarët nuk i harrojnë 50 guroret që shfrytëzojnë mermerin në katër anët e Shqipërisë në malet e Tomorrit, prapa Dajtit, në Pogradec dhe Korçë që i shfrytëzon si i babëzitur Meta bashkë me Monikën. Mos harrojmë vetëm nga guri i bardhë në Zaloshnjë të Skraparit, Meta merr çdo vit shuma marramendëse, ku vetëm 1 gur i bardhë bën 400 euro dhe në çdo vit nxjerr 500 metër kub. I përfiton Meta dhe i çon deri në Indi. Një njeri i tillë duke qenë në situatë të tillë ku i ka vajtur litari në fyt, edhe sekuestrime janë bërë, prova janë marrë, letër porosi e përgjigje janë marrë. Kanë gjetur prova të tjera pasi janë kontrolluar banesat e tyre, është kontrolluar pasuria e tyre, është në kontroll pasuria e dukshme, ndërsa e padukshmja do hetim serioz, ndihmë të jashtëzakonshme që po i jepet SPAK. Por kjo e fundit e ka marrë lehtë këtë punë pasi do me çdo kusht që të provohen të dukshmet dhe të marrin ndëshkimin e duhur pasi kështu kënaqet Shqipëria dhe shqiptarët. Ndërkohë që shqiptarët kënaqen kur të vihen të gjitha pasuria që ka vënë me gjakun e shqiptarëve, të konfiskohen dhe t’i kthehen shqiptarëve. Aferat e tjera që ai i ka të dukshme, i ka bërë dhe nuk i ka deklaruar, deri dhe në ato që është vërtetë e dukshme, fakti që kanë patur marrëdhënie nga më të ngushtat jo thjeshtë miqësore e politike por financiarë me oligarkët më të mëdhenj rus. Monika ka marrë drejtpërdrejtë prej oligarkëve marrë rubla, ku iu ka bërë shërbimin e vetë. Sepse lesh e li dhe destabilitetin kur e kanë dashur Rusia dhe Serbia, Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë bërë në këtë vend. Le të shkojë SPAK në Londër dhe le të hetojë lokalin më të mirë në qendër të Londrës dhe është pikërisht e Ilir Metës. Me çfarë jetojnë fëmijët e Ilir Metës atje, vetëm në vit për studime bën minimalisht 60 mijë rubla për një fëmijë, por ku gjendet 120 mijë rubla për dy fëmijët që ndërkohë 20 mijë euro ka të ardhurat vjetore të tija. Me çfarë realizohen këto, kush ndikon në këtë drejtim dhe themi pastaj që Shqipërinë e paskemi pas në duar të sigurta.
-Ju keni bërë deklarata të forta avokat që çifti Meta-Kryemadhi ka shfrytëzuar miqësitë e tyre për të pastuar paratë, deklarata të thëna publikisht që përfshijnë dhe personazhe publik të tjerë të vendit?
Janë disa, jo një e dy. Disa e kanë marrë vetëm për Xhensilën e Besin, nuk janë vetëm ato të dy, të ishin vetëm ato janë çereku i çerekut të së keqes. Por janë edhe personalitete të tjerë të njohur të fushës së artit dhe politikës e të tjera që mbajnë gjysmën e pasurisë për vete që iu ka dhënë Ilir Meta dhe gjysma është e tyre është e tyre. Iu ka hyrë dhe sherri e tani po bëjnë dhe hesape si t’i ruajnë, sajojnë zgjidhje martese, konflikte e prekje interesash, grindje që të duken sikur ato po shkojnë keq me njëri-tjetrin. Personat që Meta i ka përdorur si bankierë, personazhet publik, drejtorët e Ilir Metës ishin në Londër dhe u kthyen vetëm për të ruajtur gjysmën e pasurisë për Ilir Metën dhe gjysmën për vete. Drejtorët e Metës, pasi i vinte drejtorë në Ujësjellës apo të KEESH-it, i shfrytëzonte e më pas i hiqte që andej i pasuronte dhe i dërgonte me valixhe plotë në Londër dhe i përdorte si bandë për të mbajtur fëmijët e tij atje dhe për të mbajtur investimet e tija atje. LSI-në e shndërroi në një SHPK ku kishin role në grabitjen e pasurisë së shqiptarëve e mbushnin xhepat e tyre. E njëjta situatë dhe për familjen Berisha. Janë gjëra monstruoze dhe nëse SPAK zgjohet, e duhet ë zgjohet pasi Meta e Berisha këto kërkojnë t’i fusin në gjëra të parëndësishme, të vogla. Këto gjëra të sotme po i heton dhe i mbulon e do i gjykojë e do jap vendim edhe Prokuroria e Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm pasi e kemi pastruar një pjesë të mirë të drejtësisë nga të korruptuarit që bënin hesape reciproke dhe nuk i ndëshkonim të paprekshmit.
-Meta në komunikimet e tija nuk ka shprehur asnjë shqetësim për deklaratat e zonjës. Fatime e thotë se nëna e Kryemadhit është përgjigjur vetë duke u shprehur me nota shpërfillëse e nga ana tjerët thotë se dhe zj. Kryemadhi përgjigjet vetë për çështjet e saja dhe thotë se PL nuk sekuestrohet
Për problemet e ditës merret Prokuroria, ndërsa SPAK-u ka në duar jo të gjitha por duhet t’i marr 40-50 aferat që kanë në ndodhur në 32 vite ku kanë rrëzuar shqiptarët dhe Shqipërinë e i kanë çuar në varfëri të jashtëzakonshme ndonëse jetojnë në flori e pasuri marramendëse. Këto të dy i bënë rrush e kumbulla e për veten e tyre, familjet dhe bashkëpunëtorët e tij. E për rrjedhojë thotë se ndihet i pashqetësuar. Si mund të jetë i pashqetësuar një njeri nga afera CEZ-DIA, si mund të jetë i pashqetësuar një njeri që ka përfituar aq shumë sa arriti të blejë dhe minierë zinku në Kongo, e ka nxjerrë kokën hapur që është agjent potent i Serbo-Rusisë dhe Greqisë që ka punuar që në vitin 1992 dhe deri tani në interes të tyre por me rublat e tyre, me mbështetjen e tyre. PL e ka marrë vetë Meta peng ku e ktheu në një SHPK, në një organizatë kriminale, që kishte një objektiv të merrte 20% të pasurive të këtij vendi, të atij që futen në buxhetin e këtij vendi, të punësimeve dhe pagave që merrnin. 20% më takon mua, familjes dhe bashkëpunëtorëve të mi, të cilët i ktheu në LSI nëpërmjet deputetëve me çupëlinat vetëm se ishin të reja simpatike e pa tru dhe dinin të bashkëpunin fare mirë në vjedhje me Ilir Metën. Loznin rolin e transportuesit të parave, që iu ka dalë nami, ajo Guri, Caka nga ana tjetër e Karapici e Xhaçka më shumë vepron me babain e vet sepse e ka super babain e vet. Veprojnë vetëm si organizatë kriminale, pasi këto role kishin. Nuk mund të jesh i qetë, Ilir Meta vlon por mendon se oligarkët rus janë aq të fuqishëm sa edhe Dumanit mund t’i mbyll veshët e gojën që të mos veprojë. Pas Dumanit ne e dimë kush janë, jo vetëm amerikanët edhe një popull i zgjuar që nuk e duron dot grabitjen e plaçkitjen. E do shtohen disa-ditës, sa edhe Dumanin do ta vete përpara nëse ec me mendësitë dhe presionet e kanosjet që bën Sali Berisha dhe Ilir Meta ndaj tyre.