Ballina Politika “Korrupsioni ulërin”/ Protesta para Bashkisë Tiranë, Gazment Bardhi publikon videon dhe u...

“Korrupsioni ulërin”/ Protesta para Bashkisë Tiranë, Gazment Bardhi publikon videon dhe u bën thirrje qytetarve: Koha për të mbajtur…

100
0

Një ditë para protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës, kryetari i grupit parlamentar të PD së Rithemelimit, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen nesër.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se tani është kohë për të mbajtur përgjegjësi, ndërsa thekson se “korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhi:

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ulërinë dhe është shkaku kryesor pse sot bizneset, qytetarët në nevojë dhe të rinjtë ndjehen të braktisur. Koha për të mbajtur përgjegjësi. Nesër, ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës, sëbashku me qytetarët e ndershëm të Tiranës.