Ballina Kronika Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, e pëson keq 24-vjeçari i...

Ndihmoi emigrantët e paligjshëm të kalonin kufirin, e pëson keq 24-vjeçari i dënuar nga Gjykata e Korçës

50
0

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i dënuar për dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve emigrantëve të paligjshëm.

“Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e personave në kërkim, falë shkëmbimit të informacionit mes DVP Korçë e Komisariatit të Policisë Rinas, dhe intervistimit të thelluar të kryer nga Policia Kufitare Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u ndalua shtetasi në kërkim Fation Fufi, 24 vjeç, banues në Laç.

Gjykata e Apelit Korçë ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të datës 01.02.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet, 10 muaj e 11 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2020, ky shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë transportuar me automjete, kundrejt fitimit, 15 emigrantë nga Vendet e Treta.“, sqaron policia.