Ballina Kronika Parandalohet një ngjarje e rëndë, vihet në pranga 34-vjeçari

Parandalohet një ngjarje e rëndë, vihet në pranga 34-vjeçari

32
0

Një 34-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës. Ai u ndalua duke drejtuar një automjet dhe gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Pistoleta dhe automjeti i 34-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.