Sot në 105 vjetorin e lindjes të Rrahman Parllaku, ish- gjeneral, partizan në luftën antifashiste, hero dhe komandant, por edhe i dënuar në komunizëm, arkivi AIDSSH kujton përmes 9277 faqe dokumenteve disa fakte mbi dënimin dhe survejimin e tij.
Sipas biografisë së përgatitur nga Ish-Sigurimi i Shtetit shtetasi Rahman Parllaku, i datëlindjes 1918, lindur në fshatin Novosej të Kukësit, familja e tij ka qenë e internuar në rrethin e Durrësit, rrjedh nga një shtresë e varfër fshatare, i përjashtuar nga partia dhe i dënuar me 25 vjet heqje lirie “…për organizim k/revolucionar dhe veprimtari komplotuese antiparti”, me arsim të lartë ushtarak.
Me datë 14.12.1974 si ushtarak i lartë është marrë në përpunim aktiv 2A “për veprimtari komplotuese” nga Dega e Sigurimit të Ushtrisë. Nga përpunimi i tij del se : “ ..objekti gjatë kohës, nën drejtimin e armikut Beqir Balluku dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, ka zhvilluar veprimtari armiqësore kundër vijës politike të partisë në ushtri. Ka marrë pjesë aktive në përpunimin e materialit armiqësor me tezat e Këshillit të Mbrojtjes.
Në dosjen formulare nr. 3210, e përbërë me 372 faqe, dokumentet janë ndërtuar mbi bazën e përgjimit të shtetasit të survejuar Rrahman Parllaku, në ambientet e burgut të Burrelit, të kryera me e T.O.. Pra është vepruar ndryshe me shtetas të tjerë të cilët në të shumtën e rasteve ndiqen para arrestimit të tyre. Gjithashtu është evidentuar se shtetasi Rahman Parllaku është përgjuar si i dënuar së bashku me shtetas të tjerë të burgosur si “Kiço Ngjela, Lipe Nashi etj”, në burgun e Burrelit.
Arkivi mes dokumente ka evidentuar dhe Dosja Hetimore – Gjyqësore Nr. 12739, e cila është e përbërë gjithsej me 9277 faqe të skanuara dhe në trajtë digjitale. Kjo dosje përmban dokumente rreth zhvillimit të gjyqit ndaj shtetasit Rahman Parllaku etj. ku ai u dënua me 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991.
Gjykata e Kasacionit vendosi, më 20 korrik të vitit 1994, prishjen e vendimit të 5 nëntorit të vitit 1975 të Gjykatës Ushtarake, që i cilësoi fajtorë ushtarakët e lartë, dhe pushimin e akuzave.