Ballina Politika Igli Cara: Rënia prej mbi 22% e eksporteve është një këmbanë e...

Igli Cara: Rënia prej mbi 22% e eksporteve është një këmbanë e fortë alarmi për vendin

38
0
Igli Cara ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale lidhur me atë që ai e ka quajtur këmbanë alarmi dhe që ka lidhje me rënien e dukshme të eksportëve. Ai i është referuar mediave lidhur me kete fakt, ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit.
Postimi i Carës
Rënia prej mbi 22% e eksporteve është një këmbanë e fortë alarmi për vendin.
Edhe në këtë rast, Rama do të gjejë justifikime. Një përpjekje e dëshpëruar për të fshehur të vërtetën. Shifrat janë dëshmi e realitetit, përtej kujdesit të institucioneve nga burojnë, për t’i (sh)fryrë sipas rastit.
Në daljet publike Rama i quan partnerë, por nuk sillet me ta si i tillë.
Sepse, KM ynë partnerēt i ka vetëm për ditë të bardha. Thënë thjesht për t’ i marrë paratë e taksave apo përdorur kur dhe si i duhet.
Ndërkaq, eksportet tkurren, fabrikat mbyllen dhe shqiptarët largohen nga vendi.
Ky është dëmi më i madh që Rama i ka bërë këtij vendi, me pasoja afatgjata për të gjithë.
Shqipëria është në krizë për shqiptarë!