Ka nisur me batuta mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, ajo që tërhoqi vëmendje ishin batutat mes kreut të PL, Ilir Meta, dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, të cilët ditët e fundi kanë nisur një “luftë të ftohtë” mes tyre.
Sapo meta është futur në sallë ka shkëmbyer batuta me Elona Gurin, por edhe me Monika Kryemadhin.
Meta: OOO paskemi mysafire, paska ardhur Lona, kemi një muaj e gjysëm pa u parë.
Pas këtyre batutave Meta ka shtrënguar duart me Kryemadhin ku i ka tërhequr vëmendjen bluza e sdaj e cila kishte mbishkrimin “jemi këtu”.
Ndërkohë sapo Meta është ulur në tryezë për të nisur fjalimin, Kryemadhi ka kërkuar informacion nëse ka link për të ndjekur mbledhjen online.
Meta: T’i plotësohet çdo kërkesë zonjës Kryemadhi, në veçanti Lonës, kemi 20 vite që investojmë për mendimin ndryshe.