Ballina Aktualitet Në kërkim të rrugës prej 30-vitesh, aksi Dukagjin-Shkodër “lapidar” i përkujtimit të...

Në kërkim të rrugës prej 30-vitesh, aksi Dukagjin-Shkodër “lapidar” i përkujtimit të dhjetëra viktimave

192
0

Propagandës dhe fasadës për “punë të mira” tashmë u ka “dalë nami” në Shkodër, ku kryebashkiaku Benet Beci shpesh ka reklamuar “investimet”, pa i shpëtuar as punimet për rrugën e Dukagjinit, ku cilësia është jashtë çdo standardi, ndërkohë që infrastruktura rrugore është një kërkesë e banorëve të zonave përrreth që prej 30 vitesh.

Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar për gjerësinë e rrugës, muret mbajtëse dhe mbrojtëse dhe veprat e tjera, duke thënë se paraqitet rrezik edhe për drejtuesit e automjeteve.

Këshilltarja demokrate e Bashkisë Shkodër, Eliona Kodra Shkreli nga një takim “kokë më kokë” me banorët, tregoi se realizimi i punimeve ka kaluar afatet e përcaktuara, ku sipas saj nuk është e nevojshme të jesh ekspert për të kuptuar se cilësia e punimeve është larg standardeve.

Kujtojmë se në rrugën e Dukagjinit janë shënuar me dhjetëra viktima, si pasojë e aksidenteve fatale, ndërsa vetëm pak muaj më parë një punëtor humbi jetën teksa punonte në këtë rrugë.