Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të premte me raundin e 32-të. Në “Elbasan Arena” Tirana fitoi 0-2 kundër Erzenit ‘vendas’, ndërsa në Kukës djemtë e Devollit nuk ia dolën të fitonin, duke u mundur 0-2 nga Skënderbeu. Nëse nesër Teuta merr një pikë kundër Vllaznisë, Kukësi zyrtarisht nga sezoni i ri do jetë pjesë e Kategorisë së Parë.
Në “Elbasan Arena” Tirana u duk më e vendosur në fushë, teksa shënoi pas vetëm 20 minutave lojë me penalltinë e kthyer në gol nga Kristal Abazaj. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në të dytën ishte Erzeni që shpërdoroi penalltinë me Kahrimanovic.
Portieri Leon Kozi kuptoi krahun dhe ndali barazimin, për t’i dhënë mundësinë Jonuzit që të shënonte golin e qetësisë te Tirana në të 60 minutë. Me këtë tri pikësh Tirana merr vendin e katërt, duke pritur rezultatin e Partizani – Dinamo e cila luhet nesër.
Në “Kukës Arena” ishte Skënderbeu që fitoi 0-2 me vendasit. Djemtë e Bledar Devollir janë me “një këmbë” në Kategorinë e Parë. Rashica me dopietë shënoi për korçarët, ndërsa verilindorët rrezikojnë që nesër të bien zyrtarisht nga Superliga, kjo nëse Teuta merr të paktën një pikë kundër Vllaznisë.
Neser takimet: E shtunë, 20 prill
15:00 Laçi – Egnatia
18:00 Partizani – Dinamo
18:00 Teuta – Vllaznia