Natalie Reynolds së fundmi është mburrur në rrjete se ka pasur një “takim të afërt” me një peshkaqen dhe të gjitha i ka filmuar përmes kamerës.
Ajo u filmua duke kapur një peshkaqen me miqtë e saj dhe më pas e nxorën atë në breg. Gjëja e parë që ajo bëri ishte të ulej në kurrizin e grabitqarit të detit dhe – bëri një foto.
“Oh, peshkaqeni është këtu! ka! Zoti im”, tha vajza.
Problemi është se ajo nuk e dinte se peshkaqenët kanë lëkurë të ashpër, jashtëzakonisht “të mprehtë”, kështu që ajo u pendua duke hipur në një të tillë, raporton dailystar.
Kur u kthye në breg, u ankua për gjakun që ndjente në të pasmet e saj.
“Po rrjedh gjak nga by… ime. Kam pësuar prerje kur u ula në peshkaqen”, tha ajo.
Edhe pse shoqëria përfundimisht e çliroi grabitqarin detar, shumë përdorues e konsideruan atë “mizori ndaj kafshëve”.
she caught a shark on stream and sat on it & forgot shark skins are sharp like 😭🤣 https://t.co/onDgIYLS7O
— FearBuck (@FearedBuck) April 16, 2024