“Vëllazëria Myslimane: përdhunime, vrasje, përdhosje të kufomave dhe fëmijëve të djegur. Turp për Erdogan!”.
Kështu ka shkruar në rrjetin social “X” ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, në lidhje me takimin e zhvilliuar mes presidentit turk dhe liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Gjatë takimit të tij me liderin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “një ditë Izraeli do të paguajë çmimin për shtypjen që u bën palestinezëve”.
Raportohet se gjatë takimit u diskutua në lidhje me sulmet izraelite në tokat palestineze, veçanërisht në Gaza, çfarë duhet bërë për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ndihmës humanitare në Gaza dhe arritjen e një procesi paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në zonë.
Gjatë takimit Erdogan “tha se Turqia vazhdon përpjekjet e saj diplomatike për të tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj shtypjes së palestinezëve dhe se në çdo rast nevoja për t’i dhënë fund brutalitetit dhe një armëpushim urgjent nënvizohet e përhershme”.