Ballina Politika Mark Marku tregon pse kandidoi si deputet në zgjedhjet e 2021, pse...

Mark Marku tregon pse kandidoi si deputet në zgjedhjet e 2021, pse mbështeti Bashën dhe çfarë i tha para largimit nga politika

38
0

Mark Marku aktualisht është pedagog në departmentin e gazetarisë në Tiranë, por në zgjedhjet parlametare të 2021 u angazhua në politikë duke kandiduar për deputet në krah të PD-së. Edhe pse fitoi në Lezhë, disa muaj më pas hoqi dorë nga mandati duke u tërhequr nga politika.

Pikërisht ky moment u cek gjatë bisedës së konceptuar në formën e pyetje përgjigje në podcastin e kryeministrit Rama.

Marku tregoi pse u angazhua mendimet e tij për Partinë Demokratike, çfarë i tha Lulzim Bashës dhe më pas tërheqja pasi në politikë nuk ka garanci se kur mund të ndodhë një ndryshim, sot, nesër, shumë vite më pas apo asnjëherë.

Edi RamaSi mund t’i besoje ti dikujt që shumë kohë më pas, edhe për ty rezultoi që nuk mund të besohej më?

Mark Marku: Nuk futem tek njerëzit që besoj dhe i marr gjërat në mënyrë të verbër…Jo nuk u zhgënjeva se nuk nuk kam qenë gënjyer.  Për mua një formacion politik si PD janë platforma për njerëzit që kanë interesa për të dhënë kontribut u ofrohet si mundësi. Ishte strukturë që e njihja shumë mirë. Ishte momenti që PD ta bënte një kapërcim. Unë vijoj të mendoj që 8 vjet janë ezauruese për një parti e mendoja që duhej ndryshim dhe doja të bëja gjënë time. Angazhimi im ka qenë vetëm në planin intelektual deri në dy javët e fundit.

Lidhja ime me PD si forcë politike besoj eshte ajo që the, lëvizja e studentëve.

Shkova, pranova, nuk kam kërkuar asnjëherë, kurrë dhe realisht njerëzit ndonjëherë nuk e besojnë, thonë bën sepse realisht e do. Normalisht e kam dashur në momentin që kam vendosur dhe herën e parë dhe herën e dyte.

Kur e pashë që shumë gjëra nuk funksionin… Rithemelimin e PD-së e kam kërkuar që kur PD ishte në pushtet në 2011 dhe publikisht.

Me të thënë të drejtën e shikoja Bashën kryetarin e atëherëshëm të PD-së si një format të përshtatshëm që mund të sillte diçka të re në politikën shqiptare. Atë që të tjerët e quanin si dobësi lidershipin unë ia çuaja përparësi. Sa herë bisedoja i thoja nuk je lider i fortë. Bëhu i fortë duke qenë lider i dobët dhe duke shfaqur profilin e një lideri që qeveris duke krijuar mozaik. Këtë e mendoja që mund të realizohet por në politikë nuk ka garanci.

Kryeministri Edi Rama: Epo do forcë të madhe ajo!

Mark Marku: Edhe ajo është element lidershipi. Pra këtë mendoja unë, që mund të realizohet. Normalisht në politikë ti e di shumë mirë që s’ka kurrfarë garancie. Ajo cka ti e pret nesër, ndodh sot dhe ajo çka ti pret pasnesër të ndodh pas 10 viteve, nuk ndodh kurrë. Kështu që këtë mendoja dhe kaq dhe iu përgjigja një ftese shumë këmbëngulëse dhe mendoja që po, mund të bëhet.