Bizneset e huaja që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri kanë njohur një rritje gjatë muajve të parë të këtij viti. Referuar të dhënave të Open Data Albania, në periudhën janar-mars, janë regjistruar 366 biznese të huaja. Ndërkohë, gjatë vitit 2023 kjo shifër arriti në 1419.
Por, duke e krahasuar me vitin 2022, shifra ka shënuar rritje të ndjeshme me 468 më shumë biznese të regjistruar me kombësi të huaj 100%.
Natyrisht, bizneset shqiptare kryesojnë në duke arritur në 4896 të tillë të regjistruar në muajt e parë të këtij viti, ndërsa në 2023 gjithsej janë regjistruar 16.577 biznese me kombësi shqiptare. Por pas nuk mbeten dhe bizneset e përbashkët, pra biznese shqiptare dhe të huaja, ku deri më tani janë regjistruar vetëm 58 të tillë.
Në vitin që lamë pas, janë regjistruar 301 biznese të përbashkë, shifër e cila ka ardhur në rritje duke e krahasuar me 2022, ku ishin regjistruar vetëm 154 të tillë.
Të njëjta të dhëna raportojnë se vetëm një biznes shqiptar shtetëror është regjistruar deri më tani, por kjo shifër në 2023 arriti deri në 6 të tillë të regjistruar.