Ballina Kronika Tiranë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, Apeli e kishte dënuar me...

Tiranë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, Apeli e kishte dënuar me 3 vite burgim për shitje narkotikësh (EMRI)

26
0

40-vjeçari Marsel Gjoncaj është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

DVP e Tiranës finalizoi operacionin ‘Cash’ për kapjen e 40-vjeçarit.

Marsel Gjonçaj ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.