Ballina Sport Triumf me përmbysje, Egnatia “thyen” Laçin

Triumf me përmbysje, Egnatia “thyen” Laçin

91
0

Egnatia triumfoi në transfertë ndaj Laçit, me rezultatin 2-1, falë një përmbysje në pjesën e dytë.

Kurbinasit e nisën mirë ndeshjen, ndërsa e mbyllën fraksionin e parë në avantazh, falë golit të William Melo Cordeiro.

Përveç golit, bardhezinjtë e Cungut, treguan gjithashtu paraqitje të shkëlqyer, me raste të mira për shënim.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte një tjetër histori. Egnatia e nisi në sulm dhe barazoi shifrat në minutën e 62-të me sulmuesin Montenegro.

7 minuta më vonë, ishte Ibrahimoglu, i cili përmbysi rezultatin me golin e tij. Sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që shkëputen në krye me 60 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e shtatë me 38 pikë.