Ballina Aktualitet U mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet...

U mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i 40-vjeçarit

55
0

Aurel Ndoni 40 vjeç i cili u mbyt para dy muajsh në zonën e Porto Romanos teksa peshkonte duke rënë në det, është gjetur ditën e sotme në brigjet e Kroacisë.

Familjarët e kanë tërhequr trupin nga Kroacia dhe është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjes, prej nga ishte familja.

Palumbarët e RENEAS patën kërkuar disa ditë dhe i ndërprenë kërkimet duke ju thënë familjarëve që rrymat detare e kanë zhvendosur trupin, sepse era me drejtim nga jugu ka qenë shumë e fortë. Dhe rezultati ishte bregdeti kroat në Dubrovnik.

Familjarët patën aktivizuar palumbarë privat të një kompanie holandeze për kërkimin e njeriut të tyre.

Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, më datë 25 shkurt të këtij viti por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme.

40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.