Zendaya shfaqi këmbët e saj tërheqëse, ndërsa mbërriti në Teatrin El Capitan në Hollywood përpara paraqitjes së saj në Jimmy Kimmel Live, te enjten.
Ylli i “Euphoria”, 27 vjeçe, shoqërohej nga stilisti i saj i preferuar Law Roach, i cili e zbukuroi atë në arkivin Ralph Lauren.
Ajo kishte veshur një xhaketë elegante gri me kopsa të zeza nga koleksioni pranverë/verë 1992 i markës luksoze amerikane.
Xhaketa vintage e Zendaya ishte e stiluar me një këmishë të bardhë me kopsa dhe një kravatë të zezë dhe të argjendtë për një atmosferë të këndshme. Një shall i zi me pika ishte futur në xhepin e xhaketës së saj, shkruan DailyMail.
Ajo tregonte vetëbesim, teksa ecte te dera e hyrjes me taka të bardha deri në qiell.
Fituesja e çmimit “Emmy” pati edhe mbështetjen e qenit të saj të dashur Noon, i cili u pa duke u mbajtur nga roja i saj i sigurisë.
Zendaya do të shfaqet në episodin e së enjtes mbrëma të Jimmy Kimmel Live, për të promovuar filmin e saj të ri “Challengers”.