Ballina Sport Liverpool bën detyrën kundër Fulham, Crystal Palace shpartallon West Ham ndërsa Aston...

Liverpool bën detyrën kundër Fulham, Crystal Palace shpartallon West Ham ndërsa Aston Villa nuk zhgënjen ndaj Bournemouth

46
0

Janë mbyllur 4 ndeshjet e pasdites të së dielës në Premier Ligë, takime të vlefshme për javën e 33-të të Premier Ligës angleze.

Liverpul ka fituar pa probleme kundër Fulhemit të Armando Brojës duke fituar me shifrat 1-3, me sulmuesin e kombëtares shqiptarë që nuk luajti për anjë minutë në këtë ndeshje edhe pse trajneri Silva e kishte grumbulluar. Në takimet e tjera, Aston Vila fitoi 3-1 kundër Bornmuth me të besuarit e Unai Emeri që hipotekojnë vendin e katërt që të çon sezonin e ardhshëm në Champions League.

Nuk ka shumë histori midis Kristal Palas dhe Uest Hem, tekas vendasit arritën të triumfonin 5-2. Në sfidën tjetër midis Everton dhe Notingam Forest, blutë morën një fitore me shumë vlera 2-0 në luftën për mbijetesë.