Nga Murat Aliaj
Diku lexova nje lajm per nje fshat ne Greqi ne te cilin banonin 150 njerez, mes te cileve nuk kishte asnje femije. Te tille lajme me ndodh te lexoj dendur.
Lajm i zakonshme per boten, por fatmiresisht akoma jo, per vendin tone, i cili gjithashtu po ecen ne kete rruge shkretimi.
Duke qene se sa jam kthyer ne atdhe, pas nje kohe te gjate mergimi, e para gje qe me ra ne sy, ishte prania e femijve te shumte, gumezhima jetedhenese e tyre. S’kish si te mos me binte ne sy kjo gje, kur ne pallatin 5 katesh ku jetova ne Athine, kishte vetem dy femije, fatkeqesisht njeri prej tyre ishte budalla dhe nje dite u hodh nga siper e humbi jeten. Kurse ketu ndesha ne ankesat e njerezve qe bezdiseshin nga britmat dhe harete e femijve.
Askush nuk e di sa femije ka rreth e rrotull, se numerimi perdoret per bagetite, por duhet pranuar qe ka shume. Pallati yne ne formen e germes U, ne cdo kat ka kater hyrje e ne cdo hyrje, ka me teper se dy femije. Poshte ne hyrje te pallatit ka nje shesh te zbukuruar me lule e peme qe harlisen tani ne pranvere. Nen hijen e tyre ka vendosur tavolinat e sherbimit nje lokal ku mblidhen e pine kafen pleqte e moshes sime. Kam kohe qe nuk e pi kafen me ta, sepse heren e fundit, nga femijet qe luanin perqark, na erdhi nje top qe na i perplasi filxhanet ne fytyre e na beri per faqe te zeze.
Proteste me te merituar se kjo s’do te kishte, pasi nga pleqte qe pine kafen, duhet te ndodhet ndonje nga ata qe i aprovoi keto banesa dhe harroi te kembengulte per ndertimin e kendeve te lodrave. Jam i sigurt se nje proteste e tille do kishte brenda edhe sinqeritet edhe pjesmarrje me tronditese se protestat e Argites e te ciftit mos e rruaj, qe i nxorren themet ketij vendi. Per me teper kjo do te ishte nje risi, per sinqeritetin e protestave qe gjithnje e me teper humbasin kuptimin.
Por e kishim fjalen tek femjet:
Nisi prape ankesa e perditshme e pleqve te blokut tone, per femijet qe luajne rreth tavolinave, e na e conjne kafen pas shpines. Keshtu lindi edhe ajo pyetje qe mbetet akoma pa pergjigje: Eshte i pleqve ky shesh, apo i femijve? Une ngul kembe se sheshi u perket femijve, derisa per ta nuk eshte menduar per tu bere kend lodrash. Bota e qyteteruar, ne cdo blok pallatesh qe nderton, nuk harron ta mbylle duke ndertuar kendin e lodrave femijnore. Madje ka plot vende te dala nga lufta shkaterimtare qe rindertimin e vendit e fillojne nga kendet e lodrave. Kjo nuk eshte vetem simbolike e mrekullueshme, por ne radhe te pare eshte respekt per te nesermen, per ata qe s’kane fuqi te ndertojne vet e as te protestojne.
Nuk besoj se jam i pari qe e ngre kete problem. Tirana ka shume bloqe pallatesh, me nje arkitekture dhe cilesi te admiruar, te cileve ju mungojne mjediset zbavitese te femijve.
Kjo kembane duhet te bjere fort keto kohe kur horrat e politikes vrasin mendjen per te gjetur kauza e per te goditur njeri tjetrin. Ketu nuk eshte nevoja per shtirje e per protesta. Mjafton nderhjegjesimi dhe mosaprovimi i asnje projekti ndertues qe nuk perfshin kendet e lodrave.