Ballina Sport Reja pranë stolit të skuadrës së Serie A. 78 vjeçari pritet të...

Reja pranë stolit të skuadrës së Serie A. 78 vjeçari pritet të shpëtojë Udinezen nga rënia nga kategoria

56
0

Edi Reja është shumë pranë një kthimi të bujshëm në drejtim në Serinë A. Trajneri i cili drejtoi Shqipërinë në vitet 2019-2022, mungonte në Serinë A që nga viti 2016, kur ulej për herë të fundit në stolin e Atalantës.

Tashmë për të është hapur mundësia e drejtimit të Udinezes, e cila ka shkarkuar trajnerin Gabriele Ccofi. Drejtuesit e klubit kanë menduar për shumë emra trajnerësh për javët e fundit të sezonit, ku bardhezinjtë rrezikojnë rënien pasi gjenden në vendin e 17-të pas 4 ndeshjesh ku kanë regjistruar 3 humbje e një barazim.

Sipas mediave italiane, klubi ka kontaktuar Rejan, i cili është gati të marrë drejtimin e skuadrës bashkë me ish-kapitenin Xhampiero Pinci në rolin e asistentit të tij. Reja do të drejtojë skuadrën për 5 ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit si dhe 19 minutat që mbeten nga ndeshja e ndërprerë ndaj Romës për shkak të situatës shëndetësore të Evan N’Dika.

Sigurisht, objektivi mbetet vetëm ai i mbijetesës për trajnerin 78-vjeccar i cili ndonëse është nga krahina e Friulit, nuk ka drejtuar asnjëherë më parë në karrierën e tij skuadrën e Udinezes.