Ballina Bota Rreth 50 të vdekur nga fundosja e anijes në Afrikën Qendrore

Rreth 50 të vdekur nga fundosja e anijes në Afrikën Qendrore

190
0

Rreth 50 persona kanë vdekur pasi anija e tyre u fundos në kryeqytetin Bangui të Republikës Qendrore Afrikane.

“Ne u lajmëruam 40 minuta pas incidentit dhe shpëtimtarët ishin në gjendje të nxirrnin rreth 50 trupa të pajetë”, tha kreu i departamentit të mbrojtjes civile Thomas Djimasse për Reuters.

Ai shtoi, në një intervistë telefonike, se kërkimet po vazhdojnë me më shumë njerëz që mund të jenë mbytur në lumin Mpoko.