Ballina Aktualitet Si në filma, pamje përrallore nga reshjet dendura të borës që kanë...

Si në filma, pamje përrallore nga reshjet dendura të borës që kanë mbuluar Pukën

104
0

Pranvera ka trokitur zyrtarisht, por dimri duket se ende është prezent në një pjesë të veriut të vendit. Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë ditës së sotme ku krahas problematikave që sjellin në qarkullim, ofrojnë dhe pamje mahnitëse.

Dëbora ka zbardhur qytetin e Pukës sot ku raportohet se reshjet e nisura në orët e para të mëngjesit dhe që vazhdojnë edhe tani, e kanë çuar deri në 25 centimetër trashësinë e borës. Deri tani nuk ka probleme në këtë zonë.

Po ashtu dëbora raportohet se është prezente dhe në aksin Bogë-Theth ku borëpastrueset kanë dalë në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë të saj. Aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet me goma dimërore.