Manchester United ka shmangur surprizën në FA Cup, teksa eliminoi Coventryn me penallti në gjysmëfinale. 120 minutat përfunduan 3-3, ndërsa të besuarit e Ten Hag u kualifikuan pasi u treguan më të saktë nga 11-metra.
U duk sikur “Djajtë e kuq” vendosën ndeshjen në shinat e duhura me golat e Mc Tominay, Maguire dhe Fernandes, por nuk ndodh kështu. Ekipi i Robins ngushtoi shifrat me Simms, ndërsa O’hare futi në lojë sërish Coventryn. Goli i cili dërgoi ndeshjen në shtesë mban firmën e Wright, në fund.
Koha shtesë nuk prodhoi gol, ndërsa nga penalltitë më i saktë u tregua Manchester United, duke u kualifikuar kështu për në finale, aty ku do përballet me Cityn.
Nga penalltitë, për Coventry-n shënuan Wright, Torp; dështuan O’Hare e Sheaf dhe për Manchester Utd realizuan Dalot, Eriksen, Fernandes, Hojlund; dështoi; Casemiro.