Ballina Kronika Vodhi me dhunë pajisje në një kantier ndërtimi, ndalohet 42-vjeçari në Elbasan

Vodhi me dhunë pajisje në një kantier ndërtimi, ndalohet 42-vjeçari në Elbasan

131
0

Një 42-vjeccar është ndaluar nga policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar.

Mësohet se në shtator të vitit 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në muajin shtator të vitit 2016, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.