Dy persona janë vënë në prangat e policisë Tiranë pasi janë kapur duke tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë duke i ofruar shuma parash.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit R. S., 55 vjeç dhe R. S., 55 vjeç. pasi janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur dhe me qëllim shmangien e ndëshkimeve ligjor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë.