Ballina Politika “Miku yt mbyti Britaninë me drogë”, kur Bardhi akuzonte Flamur Nokën, sot...

“Miku yt mbyti Britaninë me drogë”, kur Bardhi akuzonte Flamur Nokën, sot sulmon Ramën duke cituar RAI 3

56
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të një investigimi ditën e djeshme nga emisioni “Report”, në Rai 3, që fliste për narkotrafikun dhe përmendte dhe rastin e Xibrakës.

Bardhi ka vijuar akuzat ndaj vëllait të Kryeministrit edhe pse është i paditur në SPAK.

Mirëpo duket se kreu  i Grupit të PD akuzat për trafik droge i ka ‘sport të zakonshëm’. Pak muaj më parë, para se të rikthehej në prehërin e Sali Berishës, Bardhi akuzonte Flamur Nokën.

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë” – thoshte Bardhi për Nokën.

Ndaj akuzat për trafik narkotikësh nga Gazment Bardhi ose duhen besuar të gjitha, ose janë të gjitha trillime me qëllime politike.