Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale, koalicioni Fronti Europian mbajti të dielën një tubim në sheshin Maqedonia në Shkup në prani të mijëra qytetarëve.
Kandidat për president i Frontit Europian Bujar Osmani kërkoi mbështetje nga qytetarët.
Ai tha se pas kryeparlamentarit të parë shqiptar dhe kryeministrit të parë tani është koha për presidentin e parë shqiptar për të thyer edhe tabunë e fundit.
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti tha se Maqedonia e ka vendin në Bashkimin Europian.
Ziadin Sela u shpreh se Fronti Europian është ëndrra e të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
Rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa i dyti, së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.
Këto zgjedhje vlerësohen si shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit, ndërsa shërbejnë edhe si test për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.