Ballina Kulturë Kënga labe nëpër botë, pa viza e leje qëndrimi…

Kënga labe nëpër botë, pa viza e leje qëndrimi…

159
0

Nga Agim Jazaj 

Edhe atëherë kur kufijtë ishin të mbyllur hermetikisht, të mbuluar nga akulli, kënga me “rreze lazeri” shkrinte kufijtë-kallkan.

Rreth viteve ’80-të, gjithkush me haberin minimal dhe të kohës, mban mend, kur në qytetin e Vlorës, dha për artdashësit koncertin e famshëm, këngëtarja greke me fame; Maria Faraduri, në pallatin e Sportit, i skalitur fortë në kujtesë e qytetarëve të Vlorës dhe jo vetëm…

Pallati i sapo ngritur, u mbush thek më thek- s’i i thonë llafit!

Akujt kallkan të kohës, mes dy vendeve tentonte t’i shkrinte diplomati i shquar, më jetëgjati në përfaqsimet dilopmatike, ish ambasadori shqiptar në Athinë Lik Seiti, bir i Sevasterit.

Kënga zbut edhe kafshët egërshane dhe jo më njerëzit e butë sa shumë të egërsuar…

Shkëmbimi i këngëve nëpërmjet grupeve artistike zbuste mendjet dhe shpirtërat e egërsuar edhe të sistemeve, në luftë klase, atë kohë.

Të 17 këngët e Faradurit rrëmbyen duartrokitjet e artdashësve vlonjat, pa ndrojtje atë kohë!

Shumë e mbajnë mend dhe e kanë shënuar fortë atë ngjarje, në kujtesën e tyre. Dhe…Vitet bëjnë të tyren, duke përshkuar rrugën e pa ndërprerë, dhe (mos) korrigjuar të shkuarën, por dhe duke thelluar të tashmen, lënë në harresë ngjarje, dhimbje, bëma e gjëma, por dhe bartin në shtratin e tyre; histori, ngjarje dhe intimitete.

Blloku i kujtesës; ka skalitur fortë, madje dhe me daltë; ngjarje të cilat nuk shqiten lehtë nga kujtesa, por kanë gjithnjë eficient; aktin e frymëzimit dhe të apelimit edhe për udhërrëfyesit- udhëhumbës…

Disku me 17 këngë polifonike, labe të qëmtuara nga francezi, Zherar Alba “gjezdiste” shumë vite përpara, nëpër “gërxhe dhe male”, pa asnjë pengesë dhe për shumë vite, jo vetëm në Bordo e Paris të Francës, por mbërijti edhe në Labëri, ku dhe kishte djepin e lindjes…

Edhe publiku i Tiranës ato vite pati shansin të shihte dokumentarin e regjisores bullgare, Adela Peka të titulluar: “E kujt është kjo këngë”?

Regjisorja nën vëzhgimin e kamerave, u vu në kërkim të origjinës së këngës.

Kudo shkoi, shkeli nëpër vendet ballkanike dëgjoi edhe këngën.

Mori gjithashtu edhe përgjigjen e pyetjes së kohës: “E kujt është kjo këngë”?: Është e gjithë Ballkanit, dhe këndohet nga të gjithë ballkanasit…

Kënga, ambasadorja e shpirtrave, ka shëtitur pa viza edhe kur ishte në fuqi ligji i vizave, këngës nuk i lypsej leje qëndrimi, ka afruar gjithmonë kombet, duke i bërë madje sfidë edhe politikave.

Nëpër rrugët e mërgimit, ka emigruar edhe kënga shqiptare, bashkudhëtare me emigrantët, nëpër Evropë deri dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FRANCEZI QË RA NË DASHURI ME POLIFONINË NË LABE

Zherar Alba nëpërmjet agjencive turistike ka mundur të sjellë edhe mjaft vizitor në trevën e Labërisë, të cilët dhe ata në një farë mënyre janë bërë studiues dhe koleksionistë të pasionuar të zakoneve dhe traditave virtuoze të kësaj treve.

Një disk me 17 këngët polifonike labe, i hedhur në qarkullim në Francë vite më pare, kishte pushtuar tregun e vendit, magjepsi qytetarinë evropiane, dhe i bën krenarë ndoshta më shumë edhe emigrantët shqiptar të kudo ndodhur.

Zherar Alba, studiuesi francez ka bredhur vite më parë nëpër fshatrat e Lumit të Vlorës, duke qëmtuar këngët polifonike labe, si dhe ekzekutuesit e krijuesit e saj. Alba ka marë pjesë edhe në dasmat, darkat e drekat e njerëzve të thjeshtë në fshatrat e Lumit të Vlorës, në bregdetin e magjishëm, të 7 fshatrave të Himarës, ku grupet polifonike i kanë dhënë dimensione të reja dhe vlera të pakthyeshme këngës, kulturës, traditës shqiptare.

Poeti Muhamet Tartari në moshën djaloshare, ka ndenjur me grupet net e ditë, pranë, në vatrat e ngrohta të Labërisë, pa e qepur syrin.

Xherar Alba me një mbiemër simbol dhe koindicionues, me rrënjën e emrit të vendit tonë, Albania. Këto grupe kanë qenë të pranishme duke dhënë koncerte shpesh para publikut artdashës francezë vite më parë.

Është një traditë ku gërshetohet; kureshtja dhe adhurimi, ku rrezatohet kultura, tradita dhe historia e vendit. Me një kuriozitet të pa shoq Alba, mbiemër i rrënjës; Albania, qysh kur mblidhte koleksionet e flamujve të vendeve të ndryshme e më pastaj duke dëgjuar Radio Tiranën, befasohej nga trumbetimet e sistemit të shkuar!

Për të parë nga afër ai, zbriti në “Vendin e Shqiponjave”, në vitin 1995, sigurisht i ruajtur në distancë nga “kalecat”, “cubat” e sigurimit të shtetit.

Për tre muaj shëtiti nëpër vendin e izoluar. Kur zbriti në Durrës, ishte mahnitur, jo nga mrekullitë e sistemit, por nga mrekullia njerëzore.

Njerëzit e varfër, por jo në shpirt, e prisnin francezin si mikun e tyre, sipas traditës që s’u mungonte. NË vendet e varfra, gjenden shumë shpirtra të pasur! Brodhi nëpër fshatra duke qëmtuar dhe gjurmuar folklorin lab. Nëpër shënimet e tij shkruante fjalë të rralla të trevës, mbresa, lodhjen, shënimet, duke i përmbledhur në libërthin e tij: “S’KA PROBLEM”, një shprehje e përdorur shpesh nga shqiptarët.

Nga miqësimi me poetin Halil Jaçellari, do t’i vinte radha miqësimit me grupet e polifonisë labe, qëllimi i tij në vizitën enkas. Pas kësaj miqësie të lidhur, Alba do të vinte sërish në Shqipëri, që ai tashmë e quan Atdheun e tij, të dytë. Gjatë vizitës së rastit, ai ndoqi edhe Festivalin tradicional Kombëtar të Gjirokastrës, ku ndjeu dhe preku nga afër mrekullinë e tij që synonte. Së bashku me tre francezë të tjerë, ai ndihmoi në binjakëzimin e shkollave, dhënien e bursave për studime pasuniversitare për mjek nga Shqipëria. Gjithashtu grupet polifonike labe mund të shkonin lehtësisht në Francë, me mundësimin e krijuar prej tij, duke dhënë koncertet për artdashësit francez. Së bashku me Patrik Lavaud, drejtorin e festivalit, nëpërmjet distributorit të njohur, evropian aso kohe: “Harmonia, Mundi” ku dhe prodhoi diskun me 17 këngët polifonike labe, kryesisht të Vranishtit të Vlorës, etj- shënon me krenarinë e punës disa vjeçare dhe këmbëngulëse poeti, Muhamet Tartari.

Nëpërmjet librave të tij, Shqipëria ka gjetur një publicitet maksimal, sa dhe miqësor, duke rritur prestigjin edhe për këta njerëz shumë vonë të njohur.

Gjithashtu Alba nëpërmjet agjencive turistike ka mundur të sjellë mjaft vizitor në trevën e Labërisë, të cilët dhe ata në një farë mënyre janë bërë studiues dhe koleksionistë të pasionuar të zakoneve dhe traditave virtuoze të kësaj treve. Duke shkëmbyer traditën dhe kulturën njerëzore, ai ideonte që të rritet dhe fryma e zhvillimit të turizmit malor, në klimën shumë të pastër, si zonë e “virgjër”.

Në këtë mënyrë pasioni i tij është kultivuar si domosdoshmëri dhe fitimprurës edhe për banorët, duke i bërë sfidë njëherazi dhe emigrimit që është kthyer në fenomen gërryes i shoqërisë shqiptare!

JANË ILAÇE, JANË SHËRIM…

Kënga mbetet bashkëudhëtarja e pandashmja e emigrantëve, ilaçi për shërimin e plagëve të kurbetit, janë ilaçe, janë shërim” edhe për emigrantët.

Këngët mbeten “shtruar” rreth tryezës së shqiptarëve, të emigrantëve, në kasetofonët e makinave, rrugëve të kurbetit!

“Këngët e Atdheut tim janë ilaçe, janë shërim”. Kënga bën këmbë, ngjitet nëpër basamakët e kohës, prehet në ballkonet e historisë…

Edhe kënga mori arratinë në këto kohë të marra. E ruajti gurra e popullit në gjirin e pashtershëm të tij. Edhe shumë këngëve të gurrës së popullit i’u vu kryqi, për “virusin” e politizimit. Këngët burrërore dhe burimore ngelen në kujtesën e njerëzve, po dhe kanë emigruar bashkë me emigrantët.

Nuk mund t’i mbulojë kurrsesi pluhuri i kohës; krijimet e poetit, artistit, vlonjat, të bregut Lefter Çipa, kënduar nga grupi i mirënjohur i Pilurit: ”Bejkë e bardhë e borë e malit”. ”Shko moj shko kuace e kuqe”, ”Në të çelur të bajames”, etj. Këngët e vallet e grupit polifonik të Vranishtit; ”O trima Vallen ma mbani”. ”Gjithë shqiptarët rreth Flamurit”. ”Tre vëllezër idealesh”, Abdyl, Naim dhe Samiun, të krijuara nga poeti i njohur, Muhamet Tartari, kanë çuditur edhe kombet evropiane, në Gjermani, Francë, në Hanburg, buzë detit të Veriut, këngët polifonike janë përzierë me dallgët e Balltikut dhe me ison e Elbës, janë “puthur” dhe me valët e Egjeut. Polifonia labe, këngëtarët dhe krijuesit e këngëve ku nuk janë sosur? Edhe në botën e qytetëruar ato, ata kanë zënë vendin e merituar duke prezantuar veten dhe kulturën e kombit. I dashuruar marrëzisht me polifoninë labe, studiuesi francez, Zherar Alba, ka bredhur pothuaj me polifoninë labe, nëpër gërxhe, duke i qëmtuar dhe i marë me vete, në fshatrat e Lumit të Vlorës, nëpër bregdetin e mahnitshëm të Himarës, portreti i të cilit është skalitur thellë në shpirtin poetik të poetit: Muhamet Tartarit, i cili tregon për karizmin e këtij të madhërishmi. Ai është magjepsur me melodinë, polifoninë labe, duke i dhënë shtysën për krijimin e një disku CD me këngët burrërore dhe burimore të Vranishtit, krijuar pothuaj nga krijuesi Tartari dhe të hedhura në tregun e madh të kulturës së madhe franceze.

NË SHPIRTIN E POPULLIT

Kënga, këngëtarët dhe krijuesit, kanë vendin më të rezervuar, në thesarin e kombit, privilegjin e merituar. Ata janë në shpirtin e popullit. Disku me këngët polifonike labe, ka në inventarin e vet 17 këngë polifonike perla, këngëtarët e njohur si: Nazif Çela, Lavdosh Shkurtaj, Arap Çeloleskaj, Leonora Shkurti, Hasime Skëndo, Arjan Hasanbelliu etj, të cilët e kanë merituar me kohë stërmundimin e studiuesit francez, Alba.

Por, politika fatkeqësisht nuk ngjan aspak nga kultura, nga kënga kjo ambasadore e madhe që ka ngritur ura të mirëkuptimi dhe miqësie, bridhte nëpër botë, pa viza dhe leje qëndrimi me kohë. Është e mirëpritur dhe duartrokitur edhe në Bordo të Francës, në Pire të Greqisë marësi i polifonisë Labe, Vasil Sera, Engjëll Tahiri, Robert Mema, etj.

Janë këngët e vendit tim, që ka nxjerrë diplomat, komandant, poetë e mjek, njerëz të admirueshëm.

Njerëzit e këngës i transmetojnë ato brezave. Shumë këngë të tjera të grupit magjepsëse, ruajnë e transmetojnë, historinë, kanë zënë vendin e merituar në altar, duke iu bërë qëndresë edhe marrëzisë së kohës.

Këngët dhe vallet-thesare dhe visare të kombit e të kulturës janë HIPOTEKA të pa prekshme, kurrë nuk dalin në ankand, dëshmojnë dhe përcjellin historinë, traditën…

Grupet polifonike të Lapardhasë, Bilbilat e Pilurit e të Tragjasit, ”kënga himariote; ”Vajza e valëve”. “Thëllëza që shkel mbi vesë”, ansambli i qytetit, grupi i Vezhdanishtit, i Bolenës, ”Xinxërfile” e Armenit, grupet e Sevasterit, do të bëjnë rezistencë tek brezat pasardhës…

Poeteve, krijueseve të këngëve dhe ekzekutuesve si: Muhamet Tartari e Lefter Çipa, Feti Brahimi e Odise Goro, Hamdi Pulo e Shkëlqim Alimerko, Idai Lamaj, Lefter Haxhiraj e Nertesi Asllani, Tomorr Lelaj e Sejmen Gjokoli, ish organizatori dhe dirigjenti i grupeve të Vlorës, Haxhi Dalipi, qytetaria vlonjate dhe ajo shqiptare i’u heqin kapelën, duke kënduar e mbetur në këngët e përjetësisë, në shpirtin dhe kujtesën e kombit:

Gurra popullore, thesar i pa çmuar

Tabani i Atdheut, që nuk ka të shuar…

Viteve më radhë, ajo ka kënduar!…

Në arkivin profesionale dhe atë personale; zënë vend ngjarje, njerëz, heronj, data, gëzime po edhe hirdhërime…

Dhe herë pas here, jo gjithkush i shfleton, përkujton, i pasuron dhe i rihedh sërish si një “menu” për të shuar etjen e dëgjuesve dhe lexuesve të etur!

Dhe vazhda e ruajtjes së traditës dhe e pasurimit të saj, shtrohet përherë, ruhet dhe pasurohet në breza!…