Ballina Politika Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet...

Kur do të vijnë emigrantët e parë nga Italia? Ja si përgjigjet Rama

173
0

Në një intervistë për një emision televiziv ai thotë se Shqipëria ka bërë pjesën e saj për t’u treguar e gatshme të presë këta njerëz që siç tha ai nuk e kalojnë detin nga dëshira.

Gazetari: Kur pritet të mbërrijnë emigrantët e parë dhe kështu të marrë rrugë zbatimi i marrëveshjes me homologen Meloni?

Edi Rama: Ky është një proces që është i gjithi në dorën e palës italiane me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e veta, Shqipëria ka ofruar disponibilitetin  e një hapësire ku pala italiane e ka bërë të gjithën atë që i takon lidhur me të gjithë procesin që lidhen me këta njerëz që nuk e kapërcejnë detin nga dëshira, por nga halli dhe që meritojnë të mikpriten dhe trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian.