Ballina Sport Merr fund makthi, Evan Ndicka në dispozicion të De Rossit, dalin përgjigjet...

Merr fund makthi, Evan Ndicka në dispozicion të De Rossit, dalin përgjigjet e analizave

177
0

Evan Ndicka mund të luajë futboll. Këto janë përgjigjet përfundimtare të analizave të bëra për lojtarin e Romës, i cili ra në fushë papritur në ndeshjen ndaj Udineses.

Fillimisht, u dyshua për probleme kardiake, por pas kontrollove të kryera, u mësua se lojtari gëzon shëndet të plotë. 24-vjeçari ka luajtur 20 ndeshje këtë sezon në kryeqytet. Më parë, ai ka veshur fanellën e Auxerre në Francë dhe Frankfurt në Gjermani.