Ballina Europë “Moska do nis një ofensive të madhe ndaj…”/ Instituti Amerikan për Studimin...

“Moska do nis një ofensive të madhe ndaj…”/ Instituti Amerikan për Studimin e Luftës bën paralajmërimin e frikshëm

56
0

Instituti Amerikan për Studimin e Luftës ka paralajmëruar një ofensivë të re ruse në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv, por që kjo do të mund të shmangej “nëse SHBA-ja do të niste sa më shpejt furnizimin me armatim”.

Në një postim në rrjetin social X, Instituti shkroi se aktualisht Kremlini po kryen një operacion ushtarak ajror me qëllim që të shkatërrojë qytetin “për t’i bindur miliona ukrainas të ikin”.

“Zyrtarët ukrainas kanë diskutuar më parë mundësinë që forcat ruse mund të nisin një operacion tokësor kundër qytetit Kharkiv këtë verë dhe Instituti vazhdon të vlerësojë se rusëve u mungojnë forcat e nevojshme për të kapur qytetin Kharkiv, për sa kohë që forcat ukrainase furnizohen në mënyrë adekuate, nëse SHBA-ja rifillon ndihmën ushtarake së shpejti”, thuhet në raport.

Instituti ka theksuar se Ukraina duhet sa më parë t’i merr ndihmat ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amefikës (SHBA) në mënyrë që përballja me ofensivën ruse “të jetë sa më e suksesshme”.