Ballina Lifestyle Nga marrëdhënia me bashkëshortin, tek ajo me vjehrrën, Luljeta Bozo flet pa...

Nga marrëdhënia me bashkëshortin, tek ajo me vjehrrën, Luljeta Bozo flet pa ‘dorashka’: Kam pasur raport të…

193
0

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo ka treguar më shumë për jetën e saj private, në vitet e rinisë e po ashtu në marrëdhënie me bashkëshortin dhe vjehrrën e saj.

Bozo tregoi se vjehrra gëzonte një dashuri të madhe për të aso kohe dhe kushdo që e pyeste, ajo gjithmonë krenohej.

“Pushimin e parë bashkë me Todin e kemi bërë në Vlorë, te Uji i Ftohtë. Ishte një pushim i jashtëzakonshëm. Morëm një panine me dy qofte, ishte vjeshtë dhe kemi shkuar.

Kur e pyesnin vjehrrën time ‘si e ke nusen?’, ajo i përgjigjej ‘ehh si e kam nusen, nusja ime ka marrë dy dhiploma (kështu i thoshte ajo). Diploma e parë që më bëri çunin dhe dhe e dyta se u bëra inxhiniere’. Muaj mjalti nuk kemi bërë, as jetë mjalti nuk kemi bërë, se të dielën u martuam, të hënën hëngrëm drekë të tre bashkë me vjehrren, dhe ditën tjetër mora valixhen dhe ika në universitet”, u shpreh Bozo.