1. Referendumi i serbëve për largimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat e Veriut ishte një dështim i parashikuar, i planifikuar, një dështim i dëshiruar, një dështim amator ama dështim inteligjent!
– Se, sikur Albin Kurti të mërzitej për vetminë e Veriut, me vakt do të jepnin dorëheqje kryetarët shqiptarë që përdoren si sharlatanë për ta ruajtur Albin Kurtin nga realiteti, për të blerë kohë për Albin Kurtin dhe për të mos e zgjidhur asnjë problem.
– Cili është problemi i vetëm që Albin Kurti e ka zgjidhur deri sot?
Është ustah për shtyrje…krejt prpblemet i shtyen problemet për t’i zgjidhur një ditë tjetër, dhe dihet që shtyrja gjithmonë bëhet në dëmin tënd.
2. E në OKB flitet vetëm për të kaluarën, kjo qeveri dhe presidentja flasin për luftënne vjetër dhe për bjë
luftë të re, flasin për rrezik, për armatim dhe për raketat e Iranit, forcojnë armiqësinë dvjetër dhe krijojnë armiq të mëdhenj, por asnjëherë nuk kërkojnë drejtësi me letër.
– Që Serbia ka kryer krime në Kosovë e di perendimi, prandaj ka ndërhyrë NATO.
Asnjëri nuk flet për të ardhmën.
Për jetën e përditshme dhe për paqe!
Ideja që viktima ta bind xhelatin që të ‘vetëdijësohet’ e t’i kërkojë falje viktimës është patetike dhe e neveritshme.
Si kërkesa e sotme e presidentes që Aleksandër Vuçiq të kërkoj falje!
Hiç mos kërko falje!
Ju keni thënë se nuk pranoni të bisedoni me Serbinë pa kërkuar Serbia falje!
E tani, e shihni veten!
Neve nuk na duhet kërkimfalja, neve na duhet drejtësi.
Çfarë e pengon Kosovën të kërkojë drejtësi së paku për 1500 fëmijë të vrarë në luftë!
E merr me vete në OKB nuk tregon se pse Drejtësia shqiptare e Kosovës e ka liruar nga faji përdhunuesin e saj.
Kosovën nuk e bën shtet e kaluara e përgjakur, por drejtësia, të cilin e kërkoni nga Serbia në OKB por nuk e keni në Kosovë!
3. Pas Albin Kurtit i cili i ka zbuluar ‘disa serbë të mirë’, edhe Aleksandër Vuçiq ka filluar t’i zbulojë disa ‘shqiptarë të mirë’.
Shqiptarët ‘e mirë’ të Vuçiqit, kanë qëlluar të jenë të njëjtit shqiptarë ‘të mirë’ të Kurtit.
Është aq ‘i keq’ për shqiptarët Shqiprim Arifi sa që krejt shqiptarët (pozitë e opozitë) u pajtuan se ‘mirë ia bëri Vuçiqi’.
Për armiqtë shqiptarë të Albin Kurtit në Serbi kujdeset Aleksandër Vuçiq.
E, Albin Kurti, i ndihmon Aleksandër Vuçiqit ‘për ta hequr qafe ‘Listën Serbe’, duke ia realizuar qëllimin final ‘Listës Serbe’ për
Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Koha kur serbët e Kosovës e kanë shikuar Veriun si pjesë të Kosovës, ka mbaruar. Janë larguar nga institucionet për të mos u kthyer më.
Ky është akt i kryer.
E Albin Kurti bën sikur nuk e di se s’ka serbë të Listës Serbe dhe serbë jashtë Listës Serbe, ka veç serbë që duan Autonomi, të cilën ua ka siguruar marrëveshja e vitit 2013.
S’ka të vërteta të tjera.
Albin Kurtit po i bjen hise t’i realizojë idetë e të tjerëve: të Millosheviçit (për Manastirin e Deçanit), e të këtyre komandantëve shqiptarë që një herë luftuan për lirinë e Kosovës, e pastaj e falën tokën e Kosovës për lirinë e tyre personale!
– Gjatë rrugës e kuptuan se është një
Liri që nuk blihet kurrë!
Ama gjithmonë ka rrugëdalje dhe gjithmonë mund të thuash ‘Jo’.
Të tërhiqesh.
E jo të bësh gabime të përhershme për një pozitë të përkohshme, sepse kjo vërtetë është ‘prosti’.
4. Albin Kurti kurrë nuk e thotë atë që e bën.
– Tha që qeveria e tij nuk është e korruptuar, por Rozeta Hajdari po jep xhevap në prokurori për vjedhjen e bukës.
Albin Kurti për Rozetën tha se është ‘gruaja më e ndershme në botë’.
– Ministreshes së arsimit i ka dalë punë me ‘vjedhjen e librave’, por Albin Kurti nuk ia prish qejfin.
Pse?
– Liburn Aliu ia ka falur 3.6 milionë të taksave tona një jaranit të tij, për t’ia fshirë borxhin e ujit, por Albin Kurti e lë hajninë të rrjedh.
– Pse me paratë tona lani borxhe private?
– Cili ligj thotë se dikujt duhet ti falen miliona borxhe dhe në bazë të cilit rregull e keni zgjedhur t’ia lani borxhet jaranit të Liburnit!
Pasi që populli ia lau borxhin 3.6 milionë euro jaranit të Liburnit, asgjë s’ndodhi, por për t’i dhënë karakter edhe më serioz çështjes, ministresha e punëve të jashtme e vizitoi kompaninë për t’u siguruar se milionat i mori uji.
Kjo më zemëron shumë.
Bitch.
5. E di se mentaliteti i këtij mileti është grabitja e hajnia, dhe se Albin Kurti nuk mund ta ndryshojë mentalitetin e popullit, por së paku mund t’i ndërrojë ministrat.
E di, veç i ndërron badihava, e ndërron një hajn me një hajn tjetër, se ministër të ndershëm…a keni parë!
– Albin Kurti po e legjitimon hajninë e ministrave të tij, nëse jo, pse s’i largon!
– Lejon të vjedhet në emrin e tij, e veten e lë fukara?
Kosova kurrë nuk ka pasur kryeministër më ‘budalla’, se jo veç
buxhetin e Kosovës, por ministrat e Kurtit e vjedhin kapitalin moral të Kurtit si monedhën më me vlerë.
– Pse i lejon!
Nëse vazhdon t’ua legjitimojë hajninë dhe nuk ua tregon derën, atëherë, do të dihet, se ata ‘e kishin aminin e tij’, për të vjedhur në emrin e tij, paratë e popullit, paratë e diasporës, rezervat shtetërore dhe kapitalin e tij moral, që ata të pasurohen e ky të mbetet edhe i varfër edhe pa moral!
6. Ndjehem sikur të gjithë po kthehen e unë po shkoj.
Hyra në një kishë, ta kërkoj një shenjë.
Mëngjes i hershëm.
Qetësi.
Mezi e hapa derën e rëndë prej druri.
Dikush ishte zgjuar para meje edhe më i trishtuar se unë, se ua pashë flakën dy qirinjëve…
Im atë, siç e di ti, unë kam hequr dorë nga kënaqësitë e jetës, dhe sot kam ardhur…. e di ti pse.
U ula në ulësen e parë.
Heshtjen e prishnin pikat e ujit që binin nga tavani në dy korita të kuqe.
Pikat e ujit tingëllonin si taka këpucësh të bardha…
disa herë e ktheva kokën… sikur ishte duke më ardhur dikush pas shpine.
– Sapo filloja vet me vete ‘Po të lutem o Zot…’, pika e ujit nga tavani në koritë: ‘tak’.
Një djalë i ri u shfaq papritur. Sigurisht ishte mirëmbajtësi i kishës.
Më doli përpara Krishtit, me një leckë në dorë, ia pastronte këmbët…
S’më linte rehat kureshtja e tij: ai kërkonte femër, e unë e kërkoja Zotin.
Meqenëse unë kurrë nuk vishem ashtu siç ndjehem si vjeshta, djaloshit i interesonin këmbët e mia të zbuluara derisa unë i shikoja varur në mur këmbët e Jezusit.
Unë kaherë s’jam këndejpari, por ai nuk kishte se si ta dinte sepse unë dukesha një femër e lumtur që kam shkuar në kishë për qejf.
Më hidhej ti thoja: Po boll u ende se po të shoh…por durova.
Djaloshi e mori një shishe me ujë dhe bënte sikur po i vadiste lulet…
Kur filloi ta vadis edhe kurorën me lule të plastikës, qesha me vete dhe u ngrita të dal.
7. Ju e dini se për shpirtin tim unë kërkoj çare gjithkund.
Hyra tek Shefqet Krasniqi, shkaku se e mohon në mënyrë simpatike këtë dynja.
Kur nuk je mirë, të pëlqen të dëgjosh të të thonë se ‘kjo botë është e rrejshme’.
Hoxha ishte duke e këshilluar një grua që po ankohej se burri nuk fle me të.
I tha se gruaja ka të drejtë ta lajmërojë burrin në polici dhe ta padis në gjykatë, nëse burri refuzon më gjatë se 4 muaj të fle me të.
Pastaj tha se gjykata e marrin në pyetje burrin dhe i thonë: A po fle ti me gruan tënde apo po ta marrim, e ndajmë prej teje e ia gjejmë një burrë tjetër…’.
Eh!
– Gjithkush hallet e veta, samarxhia t’vetat!
P.S. Perhaps, somewhere, some day, at a less miserable time, we may see each other again.
– Vladimir Nabokov