Ballina Bota Një tjetër tragjedi në det, mbytet varka me 77 emigrantë, të paktën...

Një tjetër tragjedi në det, mbytet varka me 77 emigrantë, të paktën 16 viktima dhe 28 të zhdukur

43
0

16 emigrantë kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë zhdukur pasi një varkë me 77 persona u përmbys në brigjet e Xhibutit, incidenti i dytë i tillë në dy javë, tha të martën agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM)  tha në një postim ne platformën e mediave sociale se mes pasagjerëve të varkës ishin dhe fëmijë.

Gjithashtu ajo tha se zyra e saj në Xhibuti po ndihmonte me përpjekjet e shpëtimit. Dy javë më parë, të paktën 38 njerëz, përfshirë fëmijë, vdiqën në një tjetër anijembytje në brigjet e Xhibutit.