Pak orë pas miratimit të projektligjit në parlamentin britanik për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, një tjetër tragjedi me varkat e emigrantëve është shënuar gjatë kalimit të tyre në Kanalin Anglez me destinacion Anglinë.
Sipas mediave franceze, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë afër qytetit të Wimereux. Varka me emigrantë e kishte nisur udhëtimin e saj mesnatën e së hënës.
Në vendngjarje, tre helikopterë Samu dhe varka shpëtimi janë mobilizuar për kërkime të cilat janë ende në vazhdim për të mbijetuar, edhe ditën e sotme. Gjithashtu, në mes të janarit, katër emigrantë të tjerë vdiqën gjithashtu pranë një plazhi në Wimereux.