Ballina Bota “Presidenti më i keq, nuk është mik i Izraelit”, Trump sulmon keq...

“Presidenti më i keq, nuk është mik i Izraelit”, Trump sulmon keq Biden: Ai ka dhënë sinjalin e gabuar, nuk e di se kë po mbështet

156
0

Ish-presidenti Donald Trump ka akuzuar presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden se “nuk është mik i Izraelit”, teksa konflikti në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit vijon.

Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri në një fjalim ku sulmoi presidentin aktual të SHBA-ve, jashtë një Gjykate në qytetin e Nju Jorkut.

Duke iu referuar protestave pro-palestineze që po zhvillohen në universitetet në të gjithë SHBA-në, ish-presidenti Trump tha: “Ajo që po ndodh në nivelin e kolegjit… është një turp dhe është me të vërtetë turp për Biden”.

“Ai ka dhënë sinjalin e gabuar, ka tonin e gabuar, ka fjalë të gabuara. Ai nuk e di se kë po mbështet. Është një rrëmujë,” tha më tej Trump.

Trump e quajti Bidenin “presidentin më të keq” në historinë e SHBA dhe tha se ai “nuk ishte mik i Izraelit” dhe kjo sipas tij ishte e sigurt.