Ballina Aktualitet Siguruan ‘terren’ për ekzekutimin e ‘Akilit’, Gjykata e Lartë merr vendimin për...

Siguruan ‘terren’ për ekzekutimin e ‘Akilit’, Gjykata e Lartë merr vendimin për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni dhe bashkëpunëtorët e tij

83
0

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit nga SPAK, pas “zbërthimit” të përgjimeve të aplikacionit SKY ECC, mes të cilëve edhe ish-efektivi i Policisë, Dedan Gjoni.

Rekursi i paraqitur nga pala mbrojtëse e tyre është rrëzuar në Dhomë Këshillimi, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së.

Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.

Kujtojmë se nga zbërthimi i bisedave në Aplikacionin SKY ECC, dolën në dritë shumë emra të rëndësishëm, të përfshirë në aktivitetet kriminale.