Ballina Bota Stuhia e breshërit sa një ‘top golfi’ thyen dritare, shkatërron shtëpi në...

Stuhia e breshërit sa një ‘top golfi’ thyen dritare, shkatërron shtëpi në juglindje të SHBA

107
0

Stuhi të papritura kanë sjellë reshje shkatërrimtare breshëri në fundjavë, në Karolinën e Jugut dhe të Veriut në juglindje të SHBA, të cilat në kombinim me erën e forte kanë thyer xhama, gardhe e çati të qytetarëve, ndërsa toka u mbuluar me një shtresë akulli që dukej si dëborë.

Mediat vendase tregonin pasojat e breshërit me kokrra masive në zonat rezidenciale, teksa erërat kishin arritur deri në 120 km në orë.

Paralajmërimet për motin e pazakontë mbeteshin në fuqi në rajon, teksa rezidentët flisnin për një tornado që kishte rrëzuar pemë dhe disa shtylla elektrike.

Në disa zona të qytezës Rock Hill kokrrat e breshërit arrinin në 10 cm në diametër që është më i madhi i raportuar ndonjëherë në Karolinën e Jugut.

Rezidenti Austin Jefferson tha për rrjetin FOX Weather se ishte duke përgatitur ushqimin e një ceremonie martese kur moti i keq i papritur nisi të shfaqej.

“Ajo që mendoja se do të ishte një stuhi e shpejtë shiu u kthye në një breshër të tmerrshëm,” tha Jefferson, duke shtuar se fillimisht brenshëri nisi me kokrra të vogla që nisën të zmadhoheshin në mënyrë të frikshme.

Ai shtoten se breshëri kishte dëmtuar makinën e tij dhe krisur xhamin e përparmë.

Të tjera burime raportonin për pemë të rrëzuara nga era në Rock Hill dhe xhama të thyera nga breshëri dhe era e stuhisë, shkruan New York Post.