Festimet për titullin e 20-të të Interit nuk ndalen.
Pas shfaqjes në Piazza Duomo, disa lojtarë zikaltër kanë vijuar të festojnë në Instagram.
Në mënyrë të veçantë, Hakan Calhanoglu, që mori titullin e parë të karrierës së tij. Ai mori iniciativën duke u telefonuar “live” në Instagram disa shokë të skuadrës, por jo vetëm.
Në fakt, transmetimit të drejtpërdrejtë iu bashkua edhe presidenti i zikaltërve, Zhang, i cili e festoi Scudetton i vetëm, në Kinë.
Marcus Thuram, dukshëm i lodhur nga festimet e natës, bëri shaka me Zhang për premion që duhet të marrë: “President, unë dhe Calhanoglu kushtuam zero euro. Zero euro, ndërsa makina juaj ka kushton më shtrenjtë. Ne duam një dhuratë.”
Presidenti i Interit u përgjigj me buzëqeshje: “E dija se ishte gabim të hyja në këtë transmetim direkt”.
Në atë moment Thuram këmbënguli: “Janë marrë dy lojtarë për zero euro. Marrë për zero euro. Zero euro. Më pak se një picë”.
Ndërsa presidenti Zhang u përgjigj: “Nuk është e vërtetë, nuk keni kushtuar zero euro”.
Zhang konfirmoi gjithashtu se parada e autobusëve të hapur do të shtyhet për fundjavën e ardhshme: “Nuk e di se kur do të jetë ndeshja, por autobusi do të jetë në fundjavë për shkak të motit të keq.”
Zhang kujtoi gjithashtu se Thuram kishte qenë shumë afër Interit në të kaluarën.
“Piero Ausilio më kujton vazhdimisht historinë e dy viteve më parë. Ju ishit shumë afër Interit 2 vjet më parë”, tregon presidenti.
E konfirmuar edhe nga Thuram: “Nuk isha afër, por e kryer. Lëndova gjurin atë ditë”.