Ballina Aktualitet Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare, ekspertiza e 3-vjeçarit...

Vdekja e Brian Spahiut pas ndërhyrjes në klinikën dentare, ekspertiza e 3-vjeçarit do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

84
0

Ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale të mjekut Roland Xhaxho, do të kryhet nga një grup mjekësh italianë.

Mjekët italianë do të kryejnë ekspertizën mjekoligjore të 3-vjeçarit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private, brenda ambienteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë.

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”.

Babai i Brianit hodhi akuza ndaj mjekut Ronald Xhaxho duke thënë se djali do të bënte vetëm pastrim gurëzash, por klinika i ka bërë 14 dhëmbë.

I ati i 3-vjeçarit, u shpreh se mjeku ka gënjyer kur tha se djali ka dalë duke qarë nga klinika dhe duke kërkuar të vëllain. Sipas tij, vogëlushi s’ka folur asnjë fjalë pas operacionit dhe doli i përgjumur.