Ballina Politika “E ka idhull Berishën”/ Deputeti i njohur ‘thumbon’ Ilir Metën: Ka një...

“E ka idhull Berishën”/ Deputeti i njohur ‘thumbon’ Ilir Metën: Ka një krizë mendore, do i ngjitet si shushunjë…

27
0

Deputeti socialist Petro Koçi, ishte i ftuar sot në një emision televiziv, ku ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

“Ka një krizë psikologjike, por duket dhe mendore. Krizat psikologjike janë normale, i ndodhin çdo njeriu në momente rënieje, por këtu duket sikur…ose i bën si aktor, ose janë reale pastaj.

Meta është një figurë politike e egër krahasuar me Sali Berishën, të cilin e ka idhull me thënë të drejtën. Fatkeqësisht, PS i dha shumë më tepër se çfarë meritonte Ilir Metës, që nga koha e Fatos Nanos. Dhe mendoj se ndoshta këtu është dhe kriza e tij. Ka marrë gjëra të pamerituara dhe i duket sikur ka humbur atë që i takon, në fakt ka marrë atë që nuk i takon.

Bashkimi i Metës dhe Berishës do jetë avantazh për PS-në. Në dy raundet e fundit zgjedhore, Meta na ka ndihmuar drejtpërdrejt. Mënyra si i është qasur fushatës dhe si e ka sulmuar PS-në, ka bërë kundërprodhuesin, na ka dhënë avantazhe që ndoshta nuk do i meritonim.

Në krahasim me Berishën, Meta nuk ka më elektorat. I duhet që si shushunjë t’i ngjitet dikujt. I vetmi që i ka mbetur është Berisha, nuk do e shesin njëri-tjetrin edhe këtë herë. Por po i uli pikë njëri-tjetrit, do u bien bateritë, ky është një avantazh për PS-në.”– tha ai.