Shumica dërrmuese e të anketuarve në sondazhin e Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zalonshnjën, janë kundër propozimit të Rithemelimit që kërkon gjobitjen e qytetarëve të cilët nuk votojnë në zgjedhje.
Të pyetur nëse janë dakord me propozimin e Rithemelimit për gjoba të rënda ndaj atyre që nuk marrin pjesë në zgjedhje, 64.7% janë përgjigjur jo: konkretisht 50.2% janë përgjigjur jo kurse 14.5% anoj nga jo.
Vetëm 35.3% e qytetarëve kanë mbështetur propozimin e Rithemelimit. Prej tyre 25.1% janë përgjigjur po, ndërsa 10.2% anoj nga po.