Ballina Politika Indrit Sefa: Amendamenti i dytë i PD: Të gjitha dënimet që ka...

Indrit Sefa: Amendamenti i dytë i PD: Të gjitha dënimet që ka dhënë GJKKO, të gjitha kërkesat në lidhje me ekzekutimin e këtyre dënimeve të gjykohen po nga GJKKO

46
0

“Për shembull, çdo i dënuar nga GJKKO i cili kërkon që të përfitojë ulje dënimi, ose ndonjë kërkesë tjetër gjatë ekzekutimit të dënimit, nuk do të jenë më gjykatat e rreteheve, por do të jetë GJKKO. Dhe kjo është parashikuar në nenin 470, ku kemi bërë një përcaktim të posaçëm:, – është shprehur Indrit Sefa

AMENDAMENTI I DYTË, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJORE, INDRIT SEFA

Në bazë të kërkesave që ka bërë SPAK për nevoja të punës së saj, kërkesa specifike në KLP dhe ka propozuar ndryshime specifike, ne mendojmë ndërhyrjet që janë, të domosdoshme dhe immediate kanë të bëjnë me disa nga këto shqetësime që ka ngritur SPAK, që është ekzekutimi i vendimeve penale të dhëna nga Gjykata e Posaçme. Që do të thotë, të gjithë vendimet penale që ka dhënë GJKKO, sot ekzekutohen nga gjykatat e rretheve në të cilën i dënuari vuan dënimin.
Ne kërkojmë që të gjitha dënimet që ka dhënë GJKKO, të gjitha kërkesat në lidhje me ekzekutimin e këtyre dënimeve të gjykohen po nga GJKKO. Po marr rastin e Sajmir Tahirit, në këtë rast ishte gjykata e Elbasanit që e liroi nga qelia për një kërkesë proceduriale. Në propozimin tonë nuk do të ketë më gjykatë rrethi gjyqsor që të marri këto kërkesa, por do të jetë vetëm GJKKO.
Për shembull, çdo i dënuar nga GJKKO i cili kërkon që të përfitojë ulje dënimi, ose ndonjë kërkesë tjetër gjatë ekzekutimit të dënimit, nuk do të jenë më gjykatat e rreteheve, por do të jetë GJKKO. Dhe kjo është parashikuar në nenin 470, ku kemi bërë një përcaktim të posaçëm.
Gjithashtu kemi kërkuar në lidhje ekstradimin, ne mendojmë që të gjitha kërkesat nga autoritetet e huaja, nga shtetet e huaja për të gjithë personat e dënuar ose në kërkim, të cilët procedohen për vepra penale të parashikuara nga neni 47/a të kodit të procedurës penale, që janë për grupet e strukturuara kriminale, e të gjitha me radhë, të gjitha këto kërkesa duhet të shqyrtohen nga GJKKO-ja dhe jo më nga gjykatat e rretheve ku ka vendbanimin pala që kërkohet të ekstradohet.
Dispozitë tjetër të cilën ne kemi adresuar, është dhe në nenin 512 të kodit të procedurës penale, njohja e vendimeve nga ne të gjykatave të huaja. Në rast se këto vendime penale kur administrohen nga Ministria e Drejtësisë, shqyrtohet që kanë vepra penale të cilat përfshihen në nenin 75/a të kodit të procedurës penale dhe janë si grup i strukturuar kriminal, atëherë gjykata kompetente dhe për njohjen e këtyre vendimeve do të jetë GJKKO.

Kemi bërë edhe përshtatjen e dispozitave ligjore me terminologjinë e re. Gjithashtu në vazhdë të kësaj, do të bëjme dhe një ndërhyrje masive në ligjin numër 10993, datë 03.09.2009, për marrëdhëniet juridiksionale të autoriteteve të huaja në çështetjet e penale. Që do të thotë që ky ligj është i vitit 2009 dhe nuk është përshtatur akoma më dispozitata e kodit të procedurës penale. Plus që dhe me dispozitat e propozuara nga ana jonë, të ndryshojnë thelbësisht disa kompetenca në këtë ligj, ne do të propozojmë një projektligj i cili do të përshtasi të gjitha propozimet tona dhe do të riformatohet. Kjo është për sa i përketë paketës institucionale në kodin e procedurës penale dhe në ligjin e posaçëm. Faleminderit.