Ballina Europë Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën...

Kaos në rrugët e Londrës nga kuajt e regjimentit mbretëror! U ikën kalorësve nga duart, 5 kuajt plagosin 4 persona

98
0

Katër persona mbetën të plagosur pasi disa kuaj të Regjimentit mbretëror dolën nga kontrolli dhe vrapuan në qendër të Londrës.

Pesë kuaj, njëri prej të cilëve i mbuluar me gjak, u panë duke vrapuar edhe nëpër zona të tjera të Londrës, duke përfshirë “Tower Bridge” dhe “Strand”.

Kafshët i hodhën kalorësit e tyre kur po dilnin nga kazermat për stërvitjen e tyre të përditshme në mëngjes.

Shërbimi i Ambulancës në Londër tha se katër persona ishin plagosur në tre zona të ndryshme.

Autoritetet thanë se kali i bardhë ishte gjakosur nga përplasja me një Mercedes.