Ballina Sport Premio dhe dhuratë pas fitimit të titullit, Presidenti Zhang nuk “kursehet” për...

Premio dhe dhuratë pas fitimit të titullit, Presidenti Zhang nuk “kursehet” për kampionët e Interit

142
0

Interi fitoi kampionatin në Serie A, pas një sezoni fantastik. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Presidenti i klubit, Steven Zhang po mendon për të shpërblyer lojtarët kampionë.

Një orë e personalizuar për të festuar triumfin e madh, përveç bonuseve të parashikuara në kontratat individuale, numri një i klubit do t’u shpërndajë futbollistëve të tij edhe një shumë parash shtesë.

Këtë e ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, e cila thekson shuma që do t’i jepet secilit lojtarë të kampionëve të rinj të Italisë nuk është vendosur ende. Me suksesin në kampionat, Inter “qepi” yllin e dytë në fanellë.