Ballina Aktualitet Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen...

Qytetares i bie të fikët në aeroportin e Hanoverit, Veliaj i vjen në ndihmë

109
0

Një qytetar ka xhiruar kryebashkiakun Erion Veliajn dhe Admir Abrija teksa nxitojnë të ndihmojnë në aeroportin e Hannoverit një grua që pësoi debulesë dhe u rrëzua në radhën e embarkimit.

Sikurse shihet edhe nga video, Veliaj dhe dhe Abrija e kanë ndihmuar zonjën të ulet në karrigen e pritjes së udhëtarëve në aeroport për t’u qetësuar.

Video duhet të jetë xhiruar dy ditët e fundit, ku kryebashkiaku Veliaj ishte në Gjermani për të marrë pjesë në Panairin e Teknologjisë që u zhvillua në Hanovër të Gjermanisë ku u prezantuan projekte për Zonën e Lirë Ekonomike të Tiranës.