Ballina Ekonomia Tatimi 15% për profesionet e lira, ekspertët tregojnë si do bëhet përllogaritja:...

Tatimi 15% për profesionet e lira, ekspertët tregojnë si do bëhet përllogaritja: 30% mbi fitimin e gjeneruar do të…

196
0

Nga 1 janari profesionistët e lirë do të tatohen 15% mbi të ardhurat e tyre. Shpenzimet për ata që nuk kanë mbajtur regjistër gjatë vitit të kaluar, do të llogariten duke hequr një referencë 30% mbi fitimin e gjeneruar.

Nga 1 janari profesionistët e lirë do të tatohen 15% mbi të ardhurat e tyre. Me ligjin e miratuar nga qeveria i cili ka ardhur në zbatim nga data 1 janar të këtij viti, profesionistët e lirë, dikur të përjashtuar nga detyrimet tatimore do të duhet të derdhin detyrimet fiskale.

“Ndryshimi më i madh ka të bëjë me profesionet e lira, nga të cilat ato që gjeneronin deri në 14 milionë lekë vitin nuk tatoheshin, por nga janari sipas listës ata do të jenë subjekt mbi tatimin e fitimit, cili do llogaritet në dy mënyra: ose si diferencë midis totalit të të ardhurave dhe totalit të shpenzimeve të cilat janë të dokumentuara sipas rregullave fiskale, ose në mënyrën tjetër ato që nuk tejkalojnë xhiron 10 milion lekë të zbresin 30% shpenzime pa qenë nevojë të dokumentohen”,-tha Agim Xhiani.

“Ligji thotë mbi fitimin. Në qoftë se i ke të ardhurat 7 milion të reja do zbresësh 35%, un do zbres 2450 shpenzime. Në qoftë se un kam mbajtur bilancin shteti të njeh të gjitha faturat tatimore. Ata që s’kanë bilanc. Në qoftë se ti s’ke dokumente un do të njoh 35%”,-tha Agron Binaj.

Ligji i ri parashikon një kuote reference për të përllogaritur shpenzimet vjetore të atyre bizneseve të cilat, të përjashtuar nga detyrimi vitin e kaluar, nuk kanë mbajtur bilance të shpenzimeve të tyre.

“Është vendosur barazi nuk është se i është bërë një diskriminim. Sa i takon llogaritjes së kësteve, administrate tatimore zbaton të njëjtën metodologji, këstet bazohen mbi deklaratat e publikuara në tatime për vitin e kaluar. Këtu ka disa problematika.

Një pjesë e mirë e profesioneve të lira 2023 nuk kanë qenë objekt për tatim dhe rrjedhimisht janë treguar neglizhent, dhe deklarata e tatimit mbi fitimit mund të ketë shifra fitimi jo reale të fryra, dhe tatimet duke u nisur mbi këtë kanë nxjerrë njoftime shpenzime dhe kështu bazuar në 2023. Por tatime janë në pritje dhe të gatshme të marrin kërkesa për rishikim vlerësim, në moment që këto balance janë jashtë realiteti dhe të fryra”,-tha Xhiani.

“Ka goxha kundërshti, është i drejt apo jo këtë do ta vërtetoj koha. Unë kundërshtoj ligjin në rrugë ligjore. Tatimi nuk është mbi xhiro por mbi fitimin, njerëzit këtë e ngatërrojnë. Në qoftë se ke paguar më shumë i bën kërkesë shtetit për kompensim”, u shpreh Binaj.

Për ekspertët, ligji vendos një barazi në përballje me detyrimet fiskale të kontribuuesve, por njëkohësisht paraqet disa mangësi.

Agrim Xhiani, ekspert kontabël, sugjeron se ligji nuk merr për bazë diferencat e kategorive të përfshira në këtë ligj.

“Ligji nuk adreson masa për shtresat në nevojë të cilët kanë kosto për edukim strehim një familje e re që shet një banesë, tatimi mbi fitimin që realizon nga shitja e parë tatohet 15%. Kjo duhet të ishte parë. Magësia e tretë, ligji nuk harmonizon mirë tatimet e të ardhurave me mund dhe ato pa mund. Të ardhurat kapitale…këtu paga tatohet 23% kurse qiraja 15% është nonsense”,-tha ai.