Ballina Kosovë Vlera e kredive 241 milionë euro, norma e interesit 6.24%, BQK prezanton...

Vlera e kredive 241 milionë euro, norma e interesit 6.24%, BQK prezanton shifrat e reja

47
0

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 ka arritur në 241.20 milionë euro, ndërsa e depozitave 69.70 milionë euro. Të dhënat janë prezantuar nga BQK.

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro.

Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09 miliardë euro me një rritje prej 132.0 milionë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 868.56 milionë euro.

Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 241.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 69.70 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.71%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.24% ku në muajin paraprak ka qenë 6.34%.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 84.70%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.53%.

● 7.50 miliardë euro, vlera aseteve bankare
● 5.09 miliardë euro, vlera e kredive bruto
● 6.05 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve
● 241.20 milionë euro, vlera e kredive të reja
● 69.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja
● 84.70%, raporti kredi-depozita
● 6.24%, norma e interesit në kredi
● 2.71%, norma e interesit në depozita