Ballina Lifestyle Bebe Rexha pas performancës fantastike në “Coachella”: Faleminderit, kjo ka qenë një...

Bebe Rexha pas performancës fantastike në “Coachella”: Faleminderit, kjo ka qenë një ëndërr!

87
0

Bebe Rexha, ylli me origjinë shqiptare që tashmë ka grumbulluar një famë ndërkombëtare, ka elektrizuar skenën e festivalit të njohur “Coachella 2024”.

E njohur për energjinë dhe performancat e saj të pakrahasueshme, këngëtarja shpërtheu në një shfaqje të jashtëzakonshme në një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit.

Një natë e paharruar për ajo dhe mijëra fansat që ndoqën performancën e saj, Rexha ndau me të gjithë emocionet dhe momentet e saj të artit në profilin e saj zyrtar në Instagram.

“Të gjithëve në Coachella, faleminderit, kjo ka qenë një ëndërr”, shkroi Bebe Rexha në postimin që shoqëroi fotografitë e publikuara në Instagram, ku shihet duke dhënë gjithçka në skenën e festivalit.

Ndjekësit mund të ndjejnë pasionin e saj përmes imazheve të fotografive që tregojnë performancën e saj të plotë nga festivali.

Interpretuesja e super hitit “I’m Good (Blue)” zbuloi anën më energjike dhe emocionuese të performancës live, ku çdo notë muzikore u bë himn për të pranishmit.

Me një prani skenike magjepsëse dhe një zë që tërbon, Rexha e bëri atë natë të paharrueshme, duke qenë një nga momentet kryesore të “Coachella 2024”.